Hoti: E tmerrshme tendenca e Qeverisë për të kontrolluar drejtësinë – LDK prishi koalicionin me LVV për shkak të cenimit të rendit kushtetues

Avdullah Hoti foli për përvojat e tij gjatë bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje dhe arsyet që çuan në rrëzimin e asaj qeverie. Hoti theksoi se që në fillim të qeverisjes së përbashkët kishte tendenca për të cenuar rendin kushtetues të vendit. Sipas tij, kjo ishte një nga arsyet kryesore që LDK mori vendimin për të larguar…

Lajme

26/01/2025 21:01

Avdullah Hoti foli për përvojat e tij gjatë bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje dhe arsyet që çuan në rrëzimin e asaj qeverie.

Hoti theksoi se që në fillim të qeverisjes së përbashkët kishte tendenca për të cenuar rendin kushtetues të vendit. Sipas tij, kjo ishte një nga arsyet kryesore që LDK mori vendimin për të larguar VV-në nga pushteti.

“Ministrat e LVV-së kishin udhëzime nga kryeministri Kurti për të ndërhyrë në çështjet e prokurorisë. Nuk është detyrë e ministrave apo kryeministrit të dërgojnë lëndë në prokurori; këto janë përgjegjësi të organeve ligjore,” tha Hoti në T7.

Ai shtoi se gjatë asaj kohe, ka pasur përpjekje të vazhdueshme për të miratuar ligje dhe ndërmarrë veprime antikushtetuese, duke shkelur rendin juridik të Kosovës. “Kjo qasje e gabuar dhe prishja e marrëdhënieve me partnerët tanë ndërkombëtarë ishin vendimtare për rrëzimin e qeverisë,” përfundoi ai.