Hoti e prezanton sot platformën e qeverisë së tij mbi dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të prezentojë sot platformën e tij për dialogun.

Lajme

10/06/2020 09:16

Kjo do të bëhet  në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit që e ka lëshuar kryeministrit, prezantimi do të bëhet në orën 13:30.

Vlen të ceket se dje Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) ka përmbledhur në një botim të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun Kosovë-Serbi.

Para se të dalin në formë të printuar, ASHAK e ka nxjerrë tashmë botimin në ueb-in zyrtar, në të cilin mund të kenë qasja të gjithë të interesuarit.

ASHAK insiston se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i hapur dhe transparent, pasi adreson qartas përgjegjësinë individuale dhe institucionale të pjesëmarrësve të përfshirë në këtë proces, në përputhje me rëndësinë që ka ky dialog për të ardhmen e vendit.

“Dialogu Kosovë-Serbi në dhjetë vitet e shkuara ka pësuar devijime të rënda, duke e vendosur Kosovën në pozita inferiore dhe duke shkelur bazën e saj kushtetuese, me idenë se konstruktiviteti do të shpërblehet në cakun e fundit”, thotë ASHAK.. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

ASHAK publikon marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë