Hoti: Deklaratat e Kurtit ku përmend luftën janë tentim për t’i mbuluar dështimet e Qeverisë
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një shkrim në Facebook ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas deklaratave të tij të shpeshta ku përmend një luftë në Ballkanin Perëndimor. Sipas Hotit, nuk do të ketë luftë as në Kosovë e as në rajon, dhe sipas tij, asnjë qeveri nuk guxon e nuk mundet të…
Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një shkrim në Facebook ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas deklaratave të tij të shpeshta ku përmend një luftë në Ballkanin Perëndimor.
Sipas Hotit, nuk do të ketë luftë as në Kosovë e as në rajon, dhe sipas tij, asnjë qeveri nuk guxon e nuk mundet të mendojë të nisë luftë kur tri shtete të Ballkanit Perëndimor janë pjesë e NATO-s, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, e vetmja e pritshme të ndodh është përballja e Kosovës dhe rajonit me kolaps ekonomik dhe demografik pasi sipas tij nuk po zbatohen politikat e duhura dhe nuk po zgjidhen mosmarrëveshjet.
Deklaratat per luftë sipas Hotit janë tentim për mbulimin e dështimit në qeverisje dhe për zhvendosjen e vëmendjes nga kriza energjetike dhe problemet tjera sociale.
Ky është postimi i tij i plotë:
Nuk do të ketë luftë në Kosovë dhe as në rajon.
Asnjë qeveri në rajon nuk mundet dhe nuk guxon të mendoj të nis luftë. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në NATO. Ndërkaq, NATO-ja është e vendosur në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Serbia është e rrethuar me anëtarë të NATO-s.
E gjitha çfarë mund të jetë e pritshme të ndodh, është përballja e Kosovës dhe rajonit me kolaps ekonomik dhe demografik. Gjithmonë nëse nuk zbatohen politikat e duhura, nëse nuk lëvizet më shpejt drejt integrimit evropian dhe nëse nuk zgjidhen mosmarrëveshjet ekzistuese.
Disa politikanë që e përmendin luftën, e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje. E bëjnë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit nga kriza energjetike, inflaconi i lartë e pakënaqësitë sociale. /Lajmi.net/