Hoteli Grand s’i takon më pronarit që e bleu 8.1 milionë euro, ritenderim
Oda e Veçantë e Gjykatës Supreme i ka dhënë fund kontestit mes Agjencionit Kosovar të Privatizimit dhe ish pronarit Zelqif Berisha, për çështjen e privatizimit të Hotelit Grand. Hoteli dikur më me nam në vend shkon në ritenderim.
Lajme
Një vendim të siguruar nga GazetaExpress, Gjykata Supreme, e ka hedhur poshtë ankesën e pronarit Zelqif Berisha, i cili ka pretenduar se AKP nuk ka të drejtë t`ia marrë atij hotelin.
Kështu, kjo Gjykatë, i ka hapur rrugë ritenderimit të privatizimit të hotelit ikonë të Kryeqytetit.
AKP, para një viti, e ka tërhequr pronësinë e Hotelit Grand nga Zelqif Berisha, për shkak se Berisha nuk ka plotësuar kushtet e parashtruara me SpinOff Special. Gjithashtu, Oda e Veçantë, nuk i ka njohur si pronar të dytë të Hotelit Grand edhe biznesmenët Behgjet Pacolli dhe Remzi Ejupi.
Para një viti, Gjykatat e Lartë, i pati njohur Pacollin dhe Ejupin si bashkëpronar me Zelqif Berishën në Hotelin Grand.
Hoteli Grand ishte privatizuar në vitin 2006 për 8.1 milion euro, me pronar Zelqif Berishën.