Horror në një lokal në Kavajë, burri godet disa herë me thikë një të moshuar dhe arratiset

Kjo ngjarje kriminale është regjistruar mbrëmjen e 17 shtatorit në një lokal në Kavajë.

Lajme

20/09/2020 23:50

Një qytetar, i identifikuar si Besnik Çelmeta, është masakruar me thikë nga shtetasi Rizan Aliu.

Kamerat e sigurisë së lokalit kanë filmuar të gjithë ngjarjen e rëndë. Ora shënon 19:46, dhe autori Rizan Aliu shikohet teksa hyn me nxitim në lokal duke ndjekur Besnik Çelmetën.

Ky i fundit ndalon brenda lokalit dhe duket se ka një diskutim mes tyre.

Nuk vonon shumë, Aliu i hedh dorën në bel dhe më  e godet vazhdimisht me shpulla derisa sa e hedh në tokë në një cep në brendësi të lokalitraporton OraNews. Një person tjetër nxiton pas tyre për ti ndarë por duket se e ka të pamundur dhe bën pas.

Pastaj autori nxjerr një thikë dhe e godet disa herë. Nga lokali fillojnë të dalin edhe një grua dhe një burrë tjetër të alarmuar.

Një tjetër person futet brenda dhe bind autorin të largohet, i cili shihet me thikë në dorë teksa lë lokalin.

Ka një debat në verandën e lokalit mes tij dhe disa personave të tjerë dhe më pas ikën në shoqërinë e një gruaje dhe një burri.

Videoja është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Nipi i të plagosurit pretendon në mesazhin dërguar Berishës, se policia nuk ka bërë asgjë pasi efektivët janë miq me agresorin.

YouTube player