Horoskopi, 16 qershor 2016

Dashi 21/3 - 20/4 Hëna në shenjë mund t’ju tensionojë pak ju të dashuruarve sot. Gjithsesi mundohuni të ruani qetësinë. Beqarët do kenë një ditë romantike të mbushur me takime.

Lifestyle

16/06/2016 08:19

Demi 21/4 – 21/5

Do të gjendeni përballë disa rrethanave shumë të rrezikshme, por fitimprurëse. Një mbrëmje e këndshme me partnerin/en. Në planin financiar do jetë një gjendje e qëndrueshme.

Binjakët 22/5 – 21/6

Veproni me zgjuarsi për të arritur ato sfida që keni parashikuar në marrëdhënien tuaj në çift. Mjafton që gjërat t’i merrni shtruar. Beqarët nuk duhet të mbyllen në shtëpi, por të shfrytëzojnë ftesat.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Mërkuri në shenjë tregon për një zhvillim të ri në anën sentimentale. Një mbrëmje romantike është rezervuar nga partneri/ja për ju. Beqarët do bëjnë çdolloj çmendurie për të mos ndenjur vetëm.

Luani 23/7 – 21/8

Nuk mjaftojnë shqetësimet e Hë- nës, por dhe Afërdita po tregohet pak kundërshtare me ju që jeni në një lidhje. Një balancë të tillë duhet ta vendosni duke mos lënë stresin t’ju pengojë. Beqarët do duan të mbajnë statusin që kanë.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Gjithçka shkon sipas planeve dhe asaj që ju keni parashikuar. Largpamësia është një gjë pozitive që ju bën të keni besim në veten tuaj dhe te partneri/ja. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri.

Peshorja 24/9 – 23/10

Gjatë gjithë kësaj kohe Afërdita ju ka penguar si në punë ashtu edhe në jetën sentimentale. Beqarët më në fund do të takojnë personin që kanë pritur gjatë.

Akrepi 24/10 – 22/11

Ju që jeni në një marrëdhënie, do të ndiheni të acaruar nga situata të ndryshme. Mundohuni të reagoni me qetësi dhe maturi në mënyrë që të evitoni grindje. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Të organizoni ditën tuaj sot do t’ju duket e lodhshme. Në dashuri është koha të vini gjërat në vendin e duhur. Beqarët nuk do jenë ende gati për ndryshime në jetën e tyre.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Falë Marsit krijimtaria juaj do të jetë në maksimum. Beqarët do pranojnë ftesat që do i bëhen dhe do kenë takime interesante. Financat do mbeten të mira.

Ujori 21/1 – 19/2

Situata qiellore e shenjës tuaj është akoma e paqartë dhe e turbullt. Megjithatë në mbrëmje një shëtitje me njeriun e zemrës nuk do të ishte një ide e keqe. Beqarët do realizojnë plot takime.

Peshqit 20/2 – 20/3

Është momenti i duhur për të realizuar objektivat tuaja përsa i përket lidhjes me partnerin/en. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri, kështu që nuk do ndryshojnë dot as statusin.