Homazhe në nder të 36-vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
Me rastin e 36-vjetorit të rënies heroike të Heronjve të Kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, më 2 nëntor 2025 (e diel) do të mbahen homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e tyre. Sipas njoftimit të Këshillit Organizativ, ceremonia do të nisë në orën 12:00 me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania…
Lajme
Me rastin e 36-vjetorit të rënies heroike të Heronjve të Kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, më 2 nëntor 2025 (e diel) do të mbahen homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e tyre.
Sipas njoftimit të Këshillit Organizativ, ceremonia do të nisë në orën 12:00 me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania të Prishtinës, te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, raporton lajmi.net
Ndërsa në orën 13:00, do të zhvillohen homazhe edhe në vendin e rënies së tyre, në Bregun e Diellit në Prishtinë.
Këshilli Organizativ ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këto aktivitete përkujtimore, duke theksuar se kujtimi dhe sakrifica e tyre mbeten përjetësisht të gdhendura në historinë e Kosovës./Lajmi.net/
