Holandë-Angli, 592 euro bileta më e lirë

Holandë-Angli është gjysmëfinalja e dytë e Evropianit “Gjermani 2024”. “Tulipanët” dhe “Tre Luanët” do të sprovojnë forcat të mërkurën mbrëma në “Signal Iduna Park”, në një sfidë ku interesimi nga tifozët është tejet i madh. Sipas tabloidëve britanikë çmimi i biletës më të lirë për ndeshjen e Holandë-Angli kap shifrën e 500 stërlina (592 euro).…

Sport

08/07/2024 16:45

Holandë-Angli është gjysmëfinalja e dytë e Evropianit “Gjermani 2024”.

“Tulipanët” dhe “Tre Luanët” do të sprovojnë forcat të mërkurën mbrëma në “Signal Iduna Park”, në një sfidë ku interesimi nga tifozët është tejet i madh.

Sipas tabloidëve britanikë çmimi i biletës më të lirë për ndeshjen e Holandë-Angli kap shifrën e 500 stërlina (592 euro).

Fakti se Holanda është ekipi pritës do të ndikojë edhe në prezencën e tifozëve në fushë (pritet një raport 60-40) pasi “tulipanët” do të kenë mundësi që të akomodohen në sektorin, i cili njihet si “Muri i verdhë”. /rtk