Hofer i trishtuar pranon humbjen, ky është urimi i tij për presidentin e ri austriak
Kandidati i ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale në Austri, Norbert Hofer ka pranuar humbjen në zgjedhje, raporton AFP.

Bota
Sipas AFP, edhe pse “i trishtuar, kandidati i së djathtës ekstreme” uroi fitoren e rivalit të tij, transmeton lajmi.net.
Sipas rezultateve paraprake, në bazë të 60 për qind të votave, Van der Belen ka fituar 53.6 për qind të votave, ndërsa kandidati i krahut të djathtë, Hofer ka marrë 46.4 për qind të votave.
“Do të doja të përfitoj nga ky rast për të përgëzuar zotin Van der Belene”, tha shefi i FPO-së, Herbert Kikli për mediat austriake. /Lajmi.net/