Hoeness për situatën e Alaba: Është e gjitha për para, ka një prianja për menaxher

david Alaba është kthyer në një çështje te Bayern Munich.

Sport

13/09/2020 21:30

Mbrojtësi austriak ka një kontratë që përfundon në verën e vitit të ardhshëm. Bavarezët kërkojnë ta mbajnë për më gjatë në skuadër, por futbollisti refuzon të hedhë firmën në kontratën e re.

Diçka e tillë i ka sosur durimin edhe Uli Hoeness, i cili ka shpërthyer kundër menaxherit të Alaba.

“Ai ka një piranja lakmitar për menaxher. Alaba e lë veten e tij të ndikohet shumë nga ai. Kjo është e gjitha për para. Ai është në klubin më të mirë në botë”.

”Ku do të shkojë tjetër? Jemi takuar disa herë për kafe në javët e shkuara, por për shkak të Zahavit nuk kemi mbërritur ende në një rezultat”, ka thënë Hoenes për “Sport1“. /Lajmi.net/