Hodhi mbeturina inerte në rrugë nga objekti në ndërtim, ndëshkohet operatori ekonomik – Peci ia publikon videon

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka njoftuar se dje kanë pranuar një video-incizim në rrugën Ukshin Kovaçica, ku një operator ekonomik ka hedhur mbetje inerte nga objekti në ndërtim, duke ndotur ambientin dhe duke shqetësuar banorët. Ai ka njoftuar se operatori ekonomik është ndëshkuar. “I kërkojmë falje qytetarit për shqetësimin e shkaktuar dhe…

Lajme

05/08/2026 13:54

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka njoftuar se dje kanë pranuar një video-incizim në rrugën Ukshin Kovaçica, ku një operator ekonomik ka hedhur mbetje inerte nga objekti në ndërtim, duke ndotur ambientin dhe duke shqetësuar banorët.

Ai ka njoftuar se operatori ekonomik është ndëshkuar.

“I kërkojmë falje qytetarit për shqetësimin e shkaktuar dhe e sigurojmë se raste të tilla nuk do të tolerohen. Menjëherë pas pranimit të rastit, Drejtoria e Inspekcionit ka vepruar duke shqiptuar gjoba ndaj investitorit dhe punëkryesit. Ndaj operatorëve që përsërisin shkelje të tilla do të ndërmerren masa edhe më të rrepta, deri në pezullimin e punimeve, sipas legjislacionit në fuqi”, ka shkruar Peci.

Ai ka apeluar qytetarët që çdo rast të ngjashëm ta raportojnë në këtë numër të telefonit: 038 200 42 000.

“Askush nuk është mbi ligjin”, ka shtuar Peci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: