Hodhi koktej molotovi në një market në Mitrovicë – kërkohet paraburgim për të dyshuarin
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin me iniciale Q.B., i dyshuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, sipas nenit 356 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas Prokurorisë, i pandehuri më 18 gusht 2025, rreth orës 06:10, në…

Lajme
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin me iniciale Q.B., i dyshuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, sipas nenit 356 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri më 18 gusht 2025, rreth orës 06:10, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, në një market brenda objektit të Stacionit të Autobusëve, ka ndërmarrë veprime të rënda dhe të rrezikshme me qëllim shkaktimin e zjarrvënies, transmeton lajmi.net.
“Fillimisht, ai ka hedhur një bllok betoni për të eliminuar pengesat për të hyrë në market. Më pas, ka hedhur një koktej Molotov – shishe të mbushur me lëndë djegëse – në derën e marketit, me ç’rast objekti ka filluar të digjet. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas veprimit,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Q.B. ka qenë në kërkim policor për më shumë se një muaj, dhe është arrestuar më 18 shtator 2025 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit pritet të mbahet gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Mitrovicë./lajmi.net/