Hodhën një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, Policia arreston dy të dyshuar
Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot ka arritur të identifikoj dhe arrestoj dy persona. Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje”, shkruan lajmi.net. “Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshimin e arsyeshëm dhe provave materiale të siguruara se të njëjtit me datën 27…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot ka arritur të identifikoj dhe arrestoj dy persona.
Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje”, shkruan lajmi.net.
“Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshimin e arsyeshëm dhe provave materiale të siguruara se të njëjtit me datën 27 shkurt 2026, në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore ) ku përveç dëmeve materiale nuk kishte dëme tjera”, ka njoftuar Policia.
Dy të dyshuarit të moshës 24 dhe 25 vjear, pas intervistimit janë ndaluar për 48 orë. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: