HISTORIKE – Në një atmosferë drithëruese në ‘Fadil Vokrri’, Ballkani siguron kualifikimin në Ligën e Konferencës
Ballkani ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Shkupit. Ballkani ka arritur të shkruajë histori, pasi ka siguruar kualifikimin në Ligën e Konferencës. Suharekasit mposhtën Shkupin 1:0, me rezultat nga të përgjithshëm 3:1. Shkupi nuk e nisi mirë takimin, pasi nga minuta e 3` ishte me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Xhelail Abdullai,…

Lajme
Ballkani ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Shkupit.
Ballkani ka arritur të shkruajë histori, pasi ka siguruar kualifikimin në Ligën e Konferencës.
Suharekasit mposhtën Shkupin 1:0, me rezultat nga të përgjithshëm 3:1.
Shkupi nuk e nisi mirë takimin, pasi nga minuta e 3` ishte me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Xhelail Abdullai, transmeton lajmi.net.
Ballkani gjatë 45 minutave dominuan ndeshjen, por nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara.
Përveç ndeshjes, vlen të përmendet atmosfera e zjarrtë në tribunat e stadiumit.
Me të dy tifo-grupet që nuk janë ndalur duke përkrahur lojtarët e tyre.
Pavarësisht rasteve kampioni në fuqi i Kosovës, nuk tundi rrjetën në pjesën e parë.
Pjesa e dytë serish më e mirë ishte për vendasit, pasi arritën të gjejnë edhe golin.
Ishte Meriton Korenica, i cili shënoi në minutën e 69` për t`i dhuruar epërsinë Ballkanit.
Pas golit të parë në këtë takim, ekipi i Ilir Dajës po kërkonin edhe të dytin, por nuk arritën të shënojnë.
Gola më nuk u realizuan, por Ballkani arrin të sigurojë një vend në garat evropiane, pasi do jetë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës./Lajmi.net/