“Historia na tregon se ata që sjellin paqe, shpesh përballen me pasoja” – Veseli mohon të gjitha akuzat, thotë se çdo veprim i tij në luftë ishte ligjor

Ish-kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë fjalën e tij sot në ditën e fjalëve përfundimtare. Ai ka thënë se në fund të gjykimit të tij, do të theksoj faktin që Gjykata duhet me çdo kusht të mbroj drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë, pasi sipas tij kjo është kontributi i madh dhe trashëgimia…

Lajme

18/02/2026 15:13

Ish-kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë fjalën e tij sot në ditën e fjalëve përfundimtare.

Ai ka thënë se në fund të gjykimit të tij, do të theksoj faktin që Gjykata duhet me çdo kusht të mbroj drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë, pasi sipas tij kjo është kontributi i madh dhe trashëgimia që do t’i mbetet kësaj Gjykatë.

“Ky është edhe shkaku që iu bashkova atyre mijëra grave dhe burrave që u rreshtuan në radhët e UÇK-së për lirinë e Kosovës, dhe pse i kam shërbyer gjithë jetën time vendit tim që çdo qytetar të gëzoj drejtësi dhe bota ta njoh të vërtetën për kombin tonë”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se edhe në momentet më të errëta nuk e ka humbur kurrë besimin se e drejta, e vërteta dhe liria do të triumfonin.

“Kam besuar gjithmonë se populli i Kosovës si çdo popull tjetër në botë kishte të drejtën për të jetuar në liri dhe dinjitet. Kam besuar se vuajtjet do të merrnin fund dhe se drejtësia do të vinte edhe nëse me vonesë, të njëjtën kohë kurrë nuk kam besuar se dhuna, urrejtja dhe hakmarrja mund të jetë udhërrëfyes të ndershëm. Ato shkatërrojnë shpirtin e një populli dhe jo vetëm të viktimës. Urrejtja është vetëm një formë tjetër e robërisë, liria nuk mund të arrihet përmes padrejtësisë. As paqja nuk mund të ndërtohet mbi krim. Një kauzë e drejtë nuk mund të mbrohet me mjete të padrejta”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se ai bashkë me familjen e tij, kanë jetuar nën persekutim të vazhdueshëm të shtetit serb.

“Ky nuk është një përshkrim abstrakt, është një realitet që e ka prekur çdo anëtarë të familjes sime, por edhe mbarë popullin tim. Burrat, gratë, fëmijët, pleqtë, përballeshin çdo ditë me padrejtësi, frikë dhe pasiguri. Unë e di çdo të thotë të jesh i pambrojtur, çfarë do të thotë të jetosh në kërcënim të vazhdueshëm. Kjo është një përvojë që nuk ia dëshiroj askujt, por më mësoi një të vërtetë thelbësore, në padrejtësi njeriu duhet të ruaj integritetin moral dhe vlerat humane. Disa mund të pyesin, a janë vetëm fjalë këto apo janë pasqyruar edhe në jetën dhe veprimet e mia. Përgjigja ime sot është e qartë, jo vetëm në fjalët e mia por mbi të gjitha në provat e paraqitura para kësaj Gjykate”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se pas dekadash hetimesh, dokumentesh dhe dëshmish të panumërta, nuk ka asnjë provë që ka kryer ndonjë krim, dhe nuk është provuar asnjë veprim i kundërligjshëm nga ana e tij.

Veseli mes emocionesh ka thënë se pjesëmarrja e tij në luftë nuk ka lindur prej dëshirës së tij për konflikt.

“Si i ri edhe unë kam dëshiruar një jetë të thjeshtë, të jetoja në vendin tim me dinjitet, paqe me familjen time. Kam qenë student kur u shfuqizua autonomia e Kosovës, dhe Universiteti u sulmua nga forcat serbe. Kam marrë pjesë në aktivitete paqësore për mbrojtjen e të drejtave tona themelore, por gjitha këto të drejta janë mohu. Autonomia e Kosovës u hoq, ne studentët u përjashtuam nga konviktet dhe fakultetet e profesorët tonë u përjashtguan të gjithë. Populli ynë u privua nga të drejtat elementare për të jetuar të lirë e të barabartë.  E vërteta e asaj që po ndodhte tashmë dihet botërisht, Serbia dhe Sllobodan Millosheviqi kërkonte kontroll mbi gjithë popujt e Jugosllavisë. Kjo tendencë qoi në shpërthimin e luftërave dhe urrejtjen e Jugosllavisë dhe shaktërrimin e vetë asaj.  Në fillim të viteve 90-ta, jam largu prej Kosovës, ka qenë një largim i detyruar por edhe një mundësi për një jetë normale, për një të ardhme të ndërtuar mbi dije dhe përparim. Por, derisa unë jetoja në një vend të lirë, vendi im po përjetonte vuajtje të thella në robëri. Gjendja në Kosovë u shndërruar në përjashtim dhe mohim të shumicës.  Pas Marrëveshjes së Deytonit, shqiptarët e Kosovës si shumicë kanë mbetur të përjashtuar. Nuk mund të jetonin lirshëm, por vetëm jetonin nën kërcënim dhe represion”, ka thënë Veseli.

Ai ka kujtuar se në fillim të vitit 1998, po studione në Zvicër, kur kishte ndodhur masakra e Likoshanit që ka thënë se isht tragjedi e rëndë dhe mizori që nuk do duhej të ndodhte kurrë në Kosovë.

Përveç asaj të Likoshanit, Veseli ka përmendur edhe Masakrën e Prekazit, që ka thënë se nuk ishte akt i izoluar por vazhdim i masakrave të kryera prej forcave serbe.

“Nuk mund të qëndroja indiferent derisa populli im po përballej me shkatërrim. Për mua jeta kishte kuptim vetëm nëse populli im mund të jetonte në liri, prandaj jam kthyer në Kosovë jo si ushtar i trajnuar por si një individ ende në studime.  Jo me urrejte, me bindje u ktheva sepse ndjeva detyrim moral ndaj vendit tim, sepse nuk mund të qëndroja indiferent ndaj vuajtjeve të popullit tim. Synimi im ishte i qartë, të kontriboja për lirinë e popullit tim, por mos t’i bëja askujt padrejtësi”, ka shtuar Veseli.

Ai ka thënë se në sallën e kësaj Gjykate, disa e nënvlerësojnë vështirësinë e ndalimit të një konflikti dhe arritjes së paqes, por ka thënë se historia na mëson që ata që vendosin paqe shpesh përballen me pasoja.

“Krimi i kësaj Gjykatë dhe funksionimi i saj deri më sot, është rezultat i një debat të gjerë në vendin tim. Por, ajol që duhet të mbizotëroj prej kësaj është drejtësia dhe paanshmëria në gjykimin e të vërtetës dhe realitetit objektiv në të cilin kemi vepruar ne.  Unë qëndroj në këtë proces me bindje dhe besim se e vërteta nuk ka arsye të ketë frikë por padrejtësia, dhe se drejtësia mund të vonohet por nuk mohohet kurrë.  Kam vepruar me këtë bindje, kam jetuar me këtë bindje, sot këtu para jush qëndroj me këtë bindje”, ka thën Veseli.

Ai është shprehur i bindur se veprimet e tij ishin njerëzore dhe ligjore.

“Unë e di kush jam, unë e di çfarë kam bërë dhe çfarë nuk kam bërë. Veprimet e mia kanë qenë njerëzore dhe ligjore, ndërgjegja ime është e pastërt. Historia ime është transparente. Tani çdo kush mund t shoh atë edhe në këtë proces gjyqësor, duke mbyllur fjalën time me respekt për secilin në kiëtë sallë dhe jashtë saj, edhe pse mund të mos pajtohemi, ne të gjithë jemi qenie humane me prirje dhe mendime të ndikuara nga ata që na rrethojnë dhe ambienti ku jetojmë. Besimi im te e vërteta dhe drejtësia mbetet i palëkundur, dhe dua të besoj fuqishëm se në vendimin tuaj do të mbisundoj vetëm e vërteta, drejtësia, paanësia dhe ligji”, ka shtuar Veseli.

Ai e ka përmbyllur fjalimin e tij duke i uruar Pavarësinë e Kosovës qytetarëve të Kosovës.

“Duke qenë se dje ka qenë Pavarësia e Shtetit tim, kam vetëm një përshëndetje në fund për të gjithë qytetarët e vendit tim. Urume Pavarësia, ta gëzoni qytetar të Republikës së Kosovës lirinë. Zoti e ndihmoftë Kosovën dhe njerëzit e saj të mirë”, ka shtuar Veseli. /Lajmi.net/