“Historia e shtëpisë është bërë legjendë” – Arjola Demiri flet për dhuratën që iu premtua nga BBVA
Aktorja Arjola Demiri, e cila u bë një nga personazhet më të dashura për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Albania”, ka folur së fundmi për shtëpinë që iu premtua si dhuratë gjatë spektaklit. Pas shumë diskutimesh dhe spekulimesh në rrjet për fatin e kësaj shtëpie, Arjola ka sqaruar se prona është…

ShowBiz
Aktorja Arjola Demiri, e cila u bë një nga personazhet më të dashura për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Albania”, ka folur së fundmi për shtëpinë që iu premtua si dhuratë gjatë spektaklit.
Pas shumë diskutimesh dhe spekulimesh në rrjet për fatin e kësaj shtëpie, Arjola ka sqaruar se prona është ende aty dhe gjithçka është në proces për ta bërë gati për banim.
“Me shtëpinë shumë mirë, aty është, vetëm me u fut brenda,” tha Arjola.
Aktorja theksoi se publiku shqiptar është tashmë i njohur me këtë histori, e cila ka marrë dimensionin e një legjende: “Kur të futem, do e merrni vesh, sepse u bë legjendë kjo historia e shtëpisë.”
Ajo konfirmoi gjithashtu se shtëpia ekziston fizikisht dhe është parë nga të gjithë: “E kam parë, e kanë parë të gjithë shqiptarët me video. Është vetëm me u fut brenda, ja ta mobilojmë, ta sistemojmë, se do punë.”
Arjola sqaroi më tej se kur iu dhurua, shtëpia ishte ende në fazën e themeleve, dhe për këtë arsye, procesi ka kërkuar kohë: “Ka qenë në themele kur është dhuruar, kështu që është normale pritja.”