Historia e lirisë së Kosovës është e pandashme nga emri i SHBA-ve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar me kongresistin amerikan Dana Rohrabacher.

Lajme
Veseli tha se me kongresistin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe për mënyrat e kapërcimit të sfidave me të cilat po ndeshemi si shoqëri dhe shtet, me një mik të madh të Kosovës -SHBA-të.
“Unë e falënderova z. Rohrabacher për ndihmën e pakursyer që Kongresi amerikan dhe qeveria amerikane kanë dhënë e po japin për Kosovën dhe potencova se historia e lirisë së Kosovës është e pandashme nga emri i SHBA-ve.
Për ne, do të jetë i paharrueshëm fjalimi mbështetës i z. Rohrabacher mbajtur në Kongresin amerikan, gjatë luftës në Kosovë, ku ai krahasonte Luftën tonë për çlirim me Revolucionin e madh amerikan të shekullit të XVIII, nga i cili dolën Shtetet e Bashkuara të Amerikës – modeli universal i lirisë dhe demokracisë”, shkruan Veseli në Facebook.