Historia e grabitjes së 79 orëve prej ari nga kosovarët në Bahrein

Dy dëshmitarë arabë kanë dëshmuar të martën nga Bahreini kundër një bande të fuqishme grabitësish kosovarë.

Lajme

02/07/2014 09:48

Menaxheri dhe punëtori i një lokali në të cilin qenë grabitur 79 orë “Rolex” të arit kanë dëshmuar nëpërmjet videolidhjes nga Bahreni për grabitjen që disa burra të veshur me veshje grash arabe kishin bërë, shkruan Koha Ditore.

Gjashtë meshkuj të maskuar si gra ishin veshur ishin veshur në veshje islamike, kishin goditur rojën e sigurimit në afërsi të dyqanit të orëve, pastaj me sëpata kishin thyer dritaren e shitores dhe kishin vjedhur 79 orë, të cilat kapnin vlerën e mbi një milion e 142 mijë eurove.

Seanca ka qenë e mbyllur dhe është zhvilluar në kuadër të hetimeve që Prokuroria po kryen kundër Rrahman Aliut, Gentian Abazit, Ekrem Gashit, Amin Sejdinit, Haki Gashit, Elvis Goxhufit, Petrit Franit dhe Astrit Dedajt.

“Disa prej të dyshuarve që gjenden në paraburgim janë njerëz të Enver Sekiraçës”, shkruan Koha Ditore.