Historia e ‘El Clasico’ përmes numrave
Barcelona – Real Madrid është derbi më i madh në futboll.
Sport
Ky rivalitet ka lindur prej vitesh, dhe ka vazhduar të rritet nga dita në ditë, për vazhduar edhe sot në nivele të larta.
Me kalimin e këtyre viteve, përballjet mes Barcelonës dhe Real Madridit kanë lënë disa rekorde të jashtëzakonshme.
1. Rezultati 2:1, është më i përsërituri në ‘Camp Nou’
Rezultati 2:1 është më i shpeshti që është arritur në ‘Camp Nou’ në këto përballje, plot 10 herë.
2. Golat në La Liga në Camp Nou: 178-105
Barcelona ka arritur të shënoi 178 gola në 89 ndeshje të La Ligas në ‘Camp Nou’ kundër Real Madridit, me ‘Los Blancos’ që kanë shënuar vetëm 105 ndeshje.
3. Sanchis, lojtari që ka zhvilluar më së shumti ‘El Clasico’
Manolo Sanchis është lojtari me më së shumti El Clasico të zhvilluara (43). Ai ndiqet nga Xavi, Ramos, Gento, Messi, Iniesta dhe Raul.
4. Sergio Ramos, lojtari më i dëbuar
Mbrojtësi i Real Madridit u dëbua pesë herë në El Clasico. Tre të kuq drejtpërdrjt (2010, 2014, 2017) dhe dy herë me nga dy kartonë të verdhë (2012, 2016).
5. Leo Messi, golashënuesi më i mirë i El Clasico
Ylli i Barcës ka shënuar 26 herë kundër Real Madridit. Ai ndiqet nga Cristiano Ronaldo dhe Alfredo Di Stefano, me nga 18 gola.
/Lajmi.net/