Hisen Berisha: Veprimet e Kurtit tregojnë se ai ka kriza psikike
Gazetarja e lajmi.net, Florjana Hoti, ka pyetur Deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, për deklaratat e djeshme të Ambasadorit Amerikan, Jeff Hovenier. Deputeti Hyseni nuk mendon se kjo do ta largojë ShBA-në nga Kosova, por ka pakënaqësi ndaj qeverisë së Kosovës. “Unë mendoj se Ambasadori Hovenier ka bërë diçka të mirë, që e…

Lajme
Gazetarja e lajmi.net, Florjana Hoti, ka pyetur Deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, për deklaratat e djeshme të Ambasadorit Amerikan, Jeff Hovenier.
Deputeti Hyseni nuk mendon se kjo do ta largojë ShBA-në nga Kosova, por ka pakënaqësi ndaj qeverisë së Kosovës.
“Unë mendoj se Ambasadori Hovenier ka bërë diçka të mirë, që e shpërfaqi të vërtetën, që qëndron mes raporteve Kosovë- ShBA, nuk pres që Shtetet e Bashkuara të prishin partneritetin me Kosovën dhe popullin shqiptar”- tha Hyseni.
Hyseni i’u drejtua edhe me fjalë të rënda Kryeministrit Kurti, i cili tha se “ka kriza psikike”.
“Në psikologji, këto qëndrime tregojnë se ka kriza psikike, dhe kërkon një trajtim psikik në institucionet e Kosovës, sepse po e dërgon vendin drejt një shkatërrimi dhe shpërbërje”. /Lajmi.net/
Më poshtë e keni intervistën e plotë: