Hiqni dorë përfundimisht nga kimikatet: Ja si duhet të depiloheni në mënyrë natyrale

17:24 | 22 Maj 2019

Në vend që të vuani nga dhimbjet dhe skuqjet e një depilomi me brisk apo me dyllë tradicionale provoni këto mënyra të sigurta dhe të natyrshme për të hequr qimet e padëshiruara të trupit:

Përzierje e sheqerit me limon:

Kjo metodë klasike për heqjen e qimeve të fytyrës funksionon në të vërtetë! Përzieni për disa minuta një filxhan sheqer, një filxhan limon dhe një filxhan ujë. Lëreni për 15-20 minuta. Lani me ujë. Fërkoni butësisht. Përsëritni 2-3 herë çdo javë për disa javë, transmeton Koha Jonë.

Thjerrëza dhe patate:

Përzieni dy filxhanë thjerrëza me 4 filxhanë ujë dhe lëreni ujin që ta përthithin thjerrëzat gjatë natës. Më pas futeni në një mikser që të bëhet kremoz dhe shtoni një patate, një filxhan mjaltë dhe lëng limoni. Vendoseni në pjesën me qime për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Banane dhe tërshërë:

Shtypni një banane deri sa të bëhet kremoze dhe e njëtrajtshme shtoni një filxhan tërshërë. Përziejini mirë dhe mbajeni për 20 minuta  Përsëriteni 2 herë në javë.