Hiqet flamuri kombëtarë te rrethi, zëvendësohet me një tjetër

Është larguar sot në mëngjes flamuri kuqezi te rrethi afër spitaleve në Prishtinë. Më pas në vend të këtij flamuri është vendosur një flamur tjetër kuq e verdh që u ngjante atyre të garave automobilistike

Lajme

27/01/2018 11:26

Një grup qytetarësh dhe pjesëtarë të policisë janë grumbulluar pastaj në këtë vend, ndërsa flamuri kuq e verdh është larguar nga shtylla.

Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës Miranda Mullafazliu tha se një njeri i panjohur e ka hequr flamurin.

Nje njeri i panjohur sipas informatave qe kemi paska hy me kamion dhe e ka nderruar flamurin kombetar me atë qe po shihet verdh e kuq”, tha Mullafazliu.

Ajo tregoi se flamuri kuqezi është marrë nga njeriu që e hoqi atë.

“Tashmë policia së bashku me inspeksionin e punës janë në terren e kanë hapur rastin. Personi e ka marrë flamurin me veti”, tha Miranda Mullafazliu, shkruan Kallxo.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës ishin të paqasshëm për të folur rreth heqjes së flamurit.