Hiqeni qafe celulitin

Për ta luftuar të urryerin celulit, është e domosdoshme ta ndryshojmë stilin e ushqimit dhe të marrim çdo ditë ushqim të shëndetshëm, me fruta dhe perime të freskëta, duke iu përshtatur sezonit. Së paku 1 kg në ditë, thonë ekspertët, duke i ndarë ato në 5 vakte në ditë: mëngjesi, mesdita, dreka, pasditja dhe darka.…

Lifestyle

17/11/2013 07:00

Për ta luftuar të urryerin celulit, është e domosdoshme ta ndryshojmë stilin e ushqimit dhe të marrim çdo ditë ushqim të shëndetshëm, me fruta dhe perime të freskëta, duke iu përshtatur sezonit.

Së paku 1 kg në ditë, thonë ekspertët, duke i ndarë ato në 5 vakte në ditë: mëngjesi, mesdita, dreka, pasditja dhe darka.

Sallatë, e përzier me fruta të ndryshëm është ideale për një mëngjes, në vend të të dëmshmëve: qumësht, kafe dhe biskota, të cilat absolutisht që duhet të eliminohen.

Më mirë të zgjedhim për një bukë françeskane dhe vaj ulliri, apo ndonjë sandviç të pasur me proshutë.

Në darkë janë rekomanduar pastat me perime sipas dëshirës, por pa shtimin e të skuqurave. Kurse, në darkë mund të shërbeheni me mish apo peshq, të shoqëruar gjithmonë me perime të papërpunuara apo bishtajore.

Rregulla bazë: filloni gjithmonë me pasta të perimeve, duke vazhduar më pas me pjesën tjetër.

Duhen eliminuar gjatë tërë kohës apo vakteve të ditës: të gjithë tipat e sheqernave dhe ata që përmbajnë konservime, së bashku me yndyrat apo gjërat tjera që të trashin. Për mëngjes dhe pasdite, gjithmonë hani sallatë frutash.

Një shembull: një gjysmë molle me 4 kalaveshë rrushi dhe 3 mandarina. Ose gjysmë portokalli dhe 4 kalaveshë të rrushit të bardhe dhe të kuq.

Janë këto rregullat për t’i ulur pikat kritike, si barku e kofshët, që mbushen me celulite. “Efektet e para shihen pas 10 ditësh. Pas 30 ditësh shihet një përmirësim evident dhe 3-4 muajsh, rezultatet do të vërehen, sepse kjo dietë ul aciditetin dhe indet”, ka thënë doktor Pier Antonio Bacci, nga Universiteti i Sienas.