Heqen kontrollat kontrollat kufitare Kosovë – Shqipëri: Sveçla njofton edhe për nënshkrimin e një protokolli
Sot Kosova dhe Shqipëria nënshkruan protokollin për lëvizjen e lirë në pika kufitare. Për këtë ka shkruar ministri i Brendshëm kosovar, Xhelal Sveçla, shkruan lajmi.net. Ai në Facebook njoftoi se nga tani e tutje ndalesat dhe kontrollet do të bëhet vetë në një vend. Njoftimi nga Sveçla: Pasi hoqëm tërësisht kontrollat kufitare me Shqipërinë në…
Lajme
Sot Kosova dhe Shqipëria nënshkruan protokollin për lëvizjen e lirë në pika kufitare.
Për këtë ka shkruar ministri i Brendshëm kosovar, Xhelal Sveçla, shkruan lajmi.net.
Ai në Facebook njoftoi se nga tani e tutje ndalesat dhe kontrollet do të bëhet vetë në një vend.
Njoftimi nga Sveçla:
Pasi hoqëm tërësisht kontrollat kufitare me Shqipërinë në pikë kalimin kufitar në Vërmicë dhe filloi së zbatuari marrëveshja e trafikut lokal për banorët e brezit kufitar të Kosovës dhe Shqipërisë, jam jashtëzakonisht i lumtur që sot, bashkë me mikun dhe homologun tim të Republikës së Shqipërisë Taulant Balla nënshkruam protokolin i cili lehtëson procedurat e kalimit kufitar në pikat kufitare Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec-Krushevë, Borje-Glloboçicë dhe Orgjost-Orçush.
Nga sot e tutje, do të aplikohet procedura një ndalesë – një kontroll.
Me vullnetin më të mirë, lehtësojmë procedurat tona duke lehtësuar kështu edhe jetën dhe zhvillimin e qytetarëve tanë ndërsa bashkëpunojmë në luftimin me çdo kusht të të gjitha llojeve të krimit./Lajmi.net