Hill pyetet për deklaratën e Petriç rreth Hashim Thaçit: Nuk jam në dijeni për këtë

Christopher Hill, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë. Hill po merret në pyetje nga prokurori James Pache, i cili po i parashtron pyetje lidhur me Volfgang Petriç dhe Hashim Thaçi. Më poshtë mund të ndiqni dëshminë e Hill:  Pache: A e dini nëse Volfgang Petriç, ka qenë në kontakt me Hashim Thaçin për shkëmbimin…

Lajme

11/11/2025 13:47

Christopher Hill, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Hill po merret në pyetje nga prokurori James Pache, i cili po i parashtron pyetje lidhur me Volfgang Petriç dhe Hashim Thaçi.

Më poshtë mund të ndiqni dëshminë e Hill: 

Pache: A e dini nëse Volfgang Petriç, ka qenë në kontakt me Hashim Thaçin për shkëmbimin e pengjeve?

Hill: Duhet ta pyes atë.

Pache: A i ishit ju në dijeni se Thaçi i dha Petriç miratimin se duhej të bëhej shkëmbimi për pengje?

Hill: Nuk më kujtohet më kujtohet thjesht se Krasniqi donte që kjo të bëhej, me një bazë reciprociteti.

Pache citon deklaratën e Volfgang Petriç: Indentifikuam Thaçin si një prej udhëheqësve politik të UÇK, eventualisht shpejt gjatë vitit 1998, ishit në dijeni për këtë?

Hill: Nuk jam në dijeni për këtë nuk e di. /Lajmi.net/