Hill: Jakup Krasniqi nuk përdorte telefon, ai më tepër kërkonte lirimin e pengjeve nga të dyja palët në të njëjtën kohë
Christopher Hill, po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë, si i ftuar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Hill i cili po vazhdon të merret në pyetje nga prokurori James Pache, ka folur edhe rreth shkëmbimit të të burgosurve më 11 janar 1999 në Drenoc të Malishevës. Pache: A ju kujtohet takimi i parë…
Lajme
Christopher Hill, po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë, si i ftuar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Hill i cili po vazhdon të merret në pyetje nga prokurori James Pache, ka folur edhe rreth shkëmbimit të të burgosurve më 11 janar 1999 në Drenoc të Malishevës.
Pache: A ju kujtohet takimi i parë për shkëmbimin e të burgosurve më 11 janar ’99 në Drenoc?
Hill: Para takimit me Krasniqin, a po jo?
Pache: Jo e kam fjalën për këtë takim?
Hill: Po më kujtohet, por ajo se çfarë ishte më e rëndësishme ishte se mbërrita pa hasur në probleme.
Pache lexon librin e Jakup Krasniqi: Në këto kohë jo vetëm që ishim në lidhje të vazhdueshme me zonat operative të UÇK por edhe takimet e shtabit të përgjithshëm ishin më shpeshta sepse rëndësia ishte e madhe…, në këto mbledhje është biseduar gjerë e gjatë problemi i ushtarëve serbë zënë rob dhe cila do të ishte përgjigja jonë pas shumë bisedimeve me argumente kundërargumente kemi vendosur për shkëmbimin e tetë ushtarëve e të kërkojmë 9 ushtarët e kapur nga forcat armike në mesin e 10 dhjetorit ’99 kështu hartuam kërkesën tonë operacionale se të shkonim në takim më 11 janar… takimi ka zgjatur më tepër se 5 or shtabi i përgjithshëm përfaqësohej nga Jakup Krasniqi, Sokol Bashota, Ramë Buja dhe Adem Grabovci… vazhdon libri i Krasniqit.
Pache: A ju kujtohen persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm?
Hill: Nuk më kujtohen Volfgang Petriç, nuk më kujtohet se ka qenë i pranishëm por në të majtën time ishte Bill Ëalker sepse mendohej se ky ishte një shkëmbim që ishte ndërmjetësuar nga OSBE-ja dhe synimi ishe që të rritej roli i OSB, Petriç nuk më kujtohet se ka qenë në takim, edhe për takimin më kujtohet se ka qenë relativisht i gjatë por nuk mund të them saktë se ishte pesë orë.
Pache: A ju kujtohet që në janar ’99 e dinit se kush ishte shef i Drejtorisë të politikës të shtabit të përgjithshëm të UÇK?
Hill: Nuk më kujtohet nëse e kam thënë nëse e ka thënë këtë gjë apo se ka qenë në kontakt me Thaçin, Petriç.
Pache: Autoritet serbe kishin këmbëngulur që të liroheshin pengjet 10 ditë para atyre të shqiptarëve, ushtarët e UÇK-së?
Hill: Po e saktë.
Pache: Më herët ju dëshmuat se Krasniqi kishte qasje radikale dhe se ai donte që pengjet të liroheshin njëherësh?
Hill: Saktë.
Pache: Juve nuk ju kujtohet se Krasniqi ka përdorur telefon atë kohë nuk ju kujtohet diçka lidhur me lirimin e pengjeve?
Hill: Saktë, nuk më kujtohet por me aq sa mbaj mend ai nuk përdorte telefon, Krasniqi largohej dhe kthehej në takime. /Lajmi.net/