Hill: Gelbard e quajti UÇK-në terroriste, u duk se i dha ‘dritën jeshile’ sulmit te familja Jashari – Ai pastaj e përmirësoi qëndrimin, Millosheviq refuzoi ta takonte
Ish ambasadori i Serbisë në SHBA dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Kosovën gjatë vitit 1998, Christopher Hill po dëshmon sot në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit. Ai ka thënë se në atë periudhë, problem i madh të UÇK ishte paaftësia për të gjetur një udhëheqës apo një lider që mund…
Lajme
Ish ambasadori i Serbisë në SHBA dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Kosovën gjatë vitit 1998, Christopher Hill po dëshmon sot në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit.
Ai ka thënë se në atë periudhë, problem i madh të UÇK ishte paaftësia për të gjetur një udhëheqës apo një lider që mund të fliste me autoritet.
Hill ka thënë se Robert Gelbard, i cili kishte mbajtur pozitën deri në maj të vitit 1998, kishte pas disa takime me shqiptarë të Kosovës në Zvicër, dhe kishte dëgjuar që ata ishin udhëheqës të UÇK-së, por thotë se kjo nuk ishte e vërtetë sepse nuk kishte prova.
“Ai kishte bërë përpjekje të zbulonte kush po e udhëhiqte UÇK-në dhe kjo ishte e qartë se njerëzit me të cilët kishin biseduar kishin jashtëzakonisht simpati ndaj qëllimeve të UÇK-së sepse mendonin se ishte një lëvizje më shpejtë drejt pavarësisë, por ata nuk kishin diçka për të thënë më shumë se dikush tjetër”, ka thënë Hill.
Ai u pyet nga Misetiq nëse Gelbard e ka quajtur UÇK-në “organizatë terroriste”.
“Po, kjo ishte pjesë e disa ngjarjeve në vijimësi që quan çështjen e Kosovës në një nivel krize. Ambasadori Gelbard si shumë zyrtarë të shërbimeve të jashtme të tjerë, mbështeteshin shumë në përvojat e tij të së kaluarës. Ai kishte trajtuar problemet me narkotikë në Amerikë Latine, dhe në një moment ai bëri një deklaratë të tille dhe tha se ishte marrë me çështjet e tilla me organizata të ndryshme kriminale, dhe përdori termin terrorist dhe tha se e konsideronte UÇK-në terroriste. Ishte një deklaratë që e bëri për shtyp, dhe kjo ndodhi pak kohë pasi forcat e sigurisë serbe rrethuan shtëpinë e familjes Jashari dhe të gjithë u vranë aty. Ky ishte një shpërthim i forcave armiqësore dhe pati shumë kritika në lidhje me deklaratën e Gelbard se UÇK ishte terrorist, dhe se kjo kishte përshpejtuar këtë ngjarje të shkaktuar nga forcat e sigurisë serbe dhe në njëfarë mënyre ndihej se Gelbard kishte dhënë dritën jeshile që kjo të ndodhte. duhet të shtoj se nuk ka prova për një gjë të tillë, por kjo është diskutuar”, ka thënë Hill.
Ai tha se nëse një ambasador amerikan e quan UÇK-në terroriste, kjo i jep dritën jeshile serbëve që të bëjnë një veprim të tillë.
“Gelbard pastaj mori qëndrimin shumë të ashpër ndaj serbëve dhe u përfshi në sulm kundër këtyre njerëzve dhe kjo përfshiu bisedë shumë të ashpër që pati me Millosheviçin, dhe kjo kishte për pasojë që Millosheviçi nuk donte të takohej më me Gelbard. E gjithë çështja në maj ndodhi me deklarimin e Gelbard që kulminoi me këtë sulm në familjen Jashari. Më vonë Gelbard e përmirësoi këtë qëndrim dhe Millosheviç e refuzoi ta takonte”, ka shtuar Hill. /Lajmi.net/