Hill: Çështja Kosovë-Serbi do jetë edhe e administratës së radhës amerikane, sepse problemi s’mund të zgjidhet menjëherë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha në Konferencën e Sigurisë në Beograd se duhet bërë shumë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Hill tha se është e rëndësishme të mbështetet dialogu i udhëhequr nga BE-ja. “Është shumë e rëndësishme që ato procese të fillojnë dhe të krijohen kushte për normalizim të marrëdhënieve.…

Lajme

19/11/2024 13:35

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha në Konferencën e Sigurisë në Beograd se duhet bërë shumë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Hill tha se është e rëndësishme të mbështetet dialogu i udhëhequr nga BE-ja.

“Është shumë e rëndësishme që ato procese të fillojnë dhe të krijohen kushte për normalizim të marrëdhënieve. Por padyshim se ka shumë punë për të bërë. Kjo është diçka që është pjesë e kësaj administrate aktuale, por edhe asaj të radhës, sepse problemi nuk mund të zgjidhet menjëherë. Duhet bërë shumë punë për të arritur statusin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, deklaroi ai.

Gjithashtu Hill tha se i dërguar i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, ka bërë shumë propozime pozitive për tema të shumta, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Këto janë gjëra që ai i ka nisur që në fillim dhe duhet të zbatohen. Më vonë, nëse të gjithë bëjnë atë që propozoi Lajcak, do të jemi në një vend më të mirë. Sigurisht që kemi humbur kohë për arsye të shumta, por duhet t’i rikthemi punës”, shtoi Hill, transmeton lajmi.net.

Hill është pyetur po ashtu për faktin se Serbia nuk ka zbatuar shumë prej marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Gjithçka është shumë më komplekse dhe ne duhet të vazhdojmë normalizimin dhe të miratojmë pro pozimet e bëra nga Lajcak. Mendoj se nuk po e shihni situatën në dritën më të mirë dhe duhet të kuptoni se është një proces kompleks që përfshin të dyja palët “tha Hill.

I pyetur nga mediat serbe nëse dialogu do të zhbllokohej poqe se Prishtina e dërgon në Kushtetuese draftin evropian të statusit të komunave me shumicë serbe.

“Më duhet të them se është punë e Zotit Lajcak dhe se duhet të pyesni për mendimin e tij. Pikëpamja jonë është se duhet të mbështesim Lajçak dhe propozimet e tij duhet të përpiqemi t’i miratojmë sipas marrëveshjeve të përbashkëta”./Lajmi.net/