“Hidrodrini” shkyç nga rrjeti i ujësjellësit KOSTT-in dhe Postën në Pejë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit Hidrodrini në Pejë, ka filluar procesin e shkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit klientët borxhlinjë. Sipas njoftimit të kësaj kompanie, aksioni ka shtrirje në tërë zonën e mbulueshmërisë, por sot është fokusuar në komunat Pejë dhe Klinë. “Janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit ekonomi biznesore e familjare si dhe institucione…

Lajme

06/02/2024 18:16

Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit Hidrodrini në Pejë, ka filluar procesin e shkyçjes nga rrjeti i ujësjellësit klientët borxhlinjë.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie, aksioni ka shtrirje në tërë zonën e mbulueshmërisë, por sot është fokusuar në komunat Pejë dhe Klinë.

“Janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit ekonomi biznesore e familjare si dhe institucione vitale, përfshirë Stacioni i KOSTT Elektrobartja – Prishtinë dhe Posta e Kosovës, Pejë – pika nr.5”, vijon njoftimi.

Shkyçje janë realizuar edhe në Çarshinë e gjatë të qytetit dhe në rajonin e fshatrave të Jabllanicës.

“Numër i konsiderueshëm i konsumatorëve borxhlinj, me vet-kërkesë, në afat prej 40 minutash, i janë përgjigjur aksionit duke kryer pagesën e menjëhershme dhe duke e dëshmuar me fletëpagesa bankare në vendngjarje”, thuhet në njoftimin në Facebook.

KRU ‘Hidordrini’ thotë se aksioni do të vazhdojë në baza ditore. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: