Hidratohuni në mënyrë të duhur
Procesi i hidratimit është shumë esencial në mënyrë që organizmi të funksionojë në formë të rregullt. Sasisa e ujit në trup mundëson pastrimin nga toksinat të cilat gjenden vazhdimisht në trupin tonë.

Lifestyle
Duke konusmuar ujë gjatë tërë ditës ne pastrojmë organizmin tonë në tërësi duke larguar elemente të cilat janë helmuese për organizmin tonë. Gjithashtu duke pirë ujë ne edhe mbajmë temperaturën konstante në organizmin tonë duke mos lejuar të fitojmë temeperaturë e sidomos gjatë stinës së verës.
Duhet të pini 8 gota ujë në ditë që trupi ynë të jetë i hidratuar.
Në moment që ndjejmë etje atëherë trupi ynë ka nevojë për sasi të ujit dhe tregon që jemi dehidruar.
Kafeina dehidron trupin, kështu duke konsumuar kafe apo produkte të cilat përmbajnë kafeinë atëherë ne automatikisht zvogëlojmë sasinë e ujit në organizmin tonë.
Numri i litrave të ujit nuk është i kufizuar, por sasia e 8 gotave është obligative për trup të hidratuar. Hidratimi përmirëson lëkurën duke evituarkështu plakjen. Sa më shumë sasi të ujit që do konsumoni aq më të shëndetshëm do jeni për arsye se deri më tani nuk është zbuluar ndonjë efekt negativ të cilin e ka uji.