Hidhet sërish tym i zi – veteranët brohorasin “Poshtë Specialja, poshtë Trendafilova”
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke vazhduar protestën e tyre para hotelit ku parashihej që kryetarja e Speciales, Ekaterina Tredanfilova të mbajë konferencë për media. Në këtë protestë situata ka eskaluar, ku veteranët kanë hedhur tym të zi e kanë vazhduar fyerjet në drejtim të Tredanfilovës. Të njëjtit kanë goditur me forcë edhe…

Lajme
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke vazhduar protestën e tyre para hotelit ku parashihej që kryetarja e Speciales, Ekaterina Tredanfilova të mbajë konferencë për media.
Në këtë protestë situata ka eskaluar, ku veteranët kanë hedhur tym të zi e kanë vazhduar fyerjet në drejtim të Tredanfilovës.
Të njëjtit kanë goditur me forcë edhe dritaret e hotelit e kanë kërkuar nga zyrtarët policorë që të lirojnë hapësirën.
Pavarësisht se u është thënë se Tredafavilova ka anuluar konferencën, të njëjtit kanë vazhduar brohoritjet kundër Speciales dhe Tredanfilovës.
“Poshtë Trendafilvoa, poshtë Specialja”.
“UCK-UCK”, dëgjoheshin duke brohoritur ata derisa vendosën që të shpërndaheshin./Lajmi.net/