Hidhet poshtë aktakuza ndaj ish-udhëheqësve të Ndërmarrjes Publike Banesore, reagon Vetëvendosje
Lëvizja Vetëvendosje dega në Prishtinë e ka quajtur rast të paprecedent në praktikën gjyqësore hedhjen poshtë të aktakuzës për rastin ndaj ish-zyrtarëve të Ndërmarrjes Banesore Publike të cilin vendim e ka marr Gjykata Themelore e Prishtinës. Shefi i Grupit të Asamblistëve të LVV-së bë Prishtinë, Gëzim Sveçla tha se në këtë aktakuzë bëhej fjalë për…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje dega në Prishtinë e ka quajtur rast të paprecedent në praktikën gjyqësore hedhjen poshtë të aktakuzës për rastin ndaj ish-zyrtarëve të Ndërmarrjes Banesore Publike të cilin vendim e ka marr Gjykata Themelore e Prishtinës.
Shefi i Grupit të Asamblistëve të LVV-së bë Prishtinë, Gëzim Sveçla tha se në këtë aktakuzë bëhej fjalë për rrënimin e pronës publike.
Ai kërkoi nga Prokuroria që të ushtroj ankesë në Gjykatën e Apelit.
Ndërsa, koordinatori i LVV-së në Prishtinë, Egzon Azemi tha se gjykatat nuk janë në krye të “detyrës kur prapa qëndrojnë kriminelët”.
Ai tha se bëhet fjalë për një projekt gjigant të cilin e cilësoi se aferën më te madhe korruptive në kryeqytet.
Dje, është raportuar se Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj H. H., L. M., A. J., Xh. L., B. P., D. K., G.Sh., dhe V. M.