Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Prizren, Policia jep detaje

Një mjet shpërthyes është raportuar të ketë shpërthyer mbrëmë pas mesnate në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi. Ai ka thënë se njësitet hetimore janë angazhuar në zbardhjen e plotë të rastit. “Mbrëmë pas mesnate është raportuar për një shpërthim në një lagje te Prizrenit. Njësitet relevante…

Lajme

16/06/2026 17:36

Një mjet shpërthyes është raportuar të ketë shpërthyer mbrëmë pas mesnate në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se njësitet hetimore janë angazhuar në zbardhjen e plotë të rastit.

“Mbrëmë pas mesnate është raportuar për një shpërthim në një lagje te Prizrenit. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, aty ku dyshohet të jetë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie. Njësitet hetimore janë angazhuar në zbardhjen e plotë të rastit”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/