Hiç Messin, Iniesta është më i miri

Nëse Lionel Messi nuk do të ishte aktiv në futboll, atëherë Andres Iniesta do të ishte futbollisti më i mirë në botë. Kështu mendon zëdhënësi i bordit të drejtorëve të Barcelonës, Toni Freixa. Argjentinasi falë paraqitjeve të shkëlqyeshme të tij me gjigantin katalan ka hyrë në histori si futbollisti i parë që fitoi katër herë…

Sport

17/09/2013 20:30

Nëse Lionel Messi nuk do të ishte aktiv në futboll, atëherë Andres Iniesta do të ishte futbollisti më i mirë në botë.

Kështu mendon zëdhënësi i bordit të drejtorëve të Barcelonës, Toni Freixa.

Argjentinasi falë paraqitjeve të shkëlqyeshme të tij me gjigantin katalan ka hyrë në histori si futbollisti i parë që fitoi katër herë me radhë Topin e Artë, duke mposhtur në garë edhe bashkëlojtarin e tij Iniesta.

Por, Friexa beson se menjëherë pas Messit, renditet spanjolli.

“Nëse nuk do të ishte Messi, Iniesta do të ishte futbollisti më i mirë në botë”, deklaroi Freixa gjatë një konference për shtyp. Ai po ashtu insistoi se “nuk ekziston asnjë problem” në bisedimet për vazhdimin e kontratës me yllin spanjoll, i cili gjatë gjithë karrierës së deritashme ka qenë anëtar i Barcelonës.