Hetohet vdekja e një personi nga Skenderaj
Një hetim i vdekjes është duke u bërë nga Policia e Kosovës dhe autoritetet e hetuesisë. Në raportin 24 orësh raportohet se dje në emergjencë është sjellë pa shenja jete një person nga Skenderaj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/
