Hetohet vdekja e një burri në Gjakovë
Policia e Kosovës ka raportuar se një person ka humbur jetën në spitalin rajonal të Gjakovës. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur pasditen e djeshme. “Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.