Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka vendosur sekuestro preventive mbi 128.3 milionë euro në kuadër të hetimeve për çështjen e Zvërnecit. Vendimi i datës 10 qershor lidhet me sekuestrimet e mbi 128 milionë eurove në llogarinë e noteres, Amela Mukaj që janë përdorur në 3 shitblerje tokash në Zvërnec, euronews.…
Lajme
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka vendosur sekuestro preventive mbi 128.3 milionë euro në kuadër të hetimeve për çështjen e Zvërnecit.
Vendimi i datës 10 qershor lidhet me sekuestrimet e mbi 128 milionë eurove në llogarinë e noteres, Amela Mukaj që janë përdorur në 3 shitblerje tokash në Zvërnec, euronews.
Sipas SPAK, paratë do të kalonin për kontrata me personat që kanë në pronësi tokat: Artur Shehaj, Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj. Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve për çështjen e njohur si dosja e Zvërnecit.
“Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shuma monetare në valutën euro të ndodhura në llogarinë bankare te noteres publike Amela Mukaj, person fizik, si më poshtë vijon:
i) Shuma e parave 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me nr. 2062 rep., nr. 1166 kol., datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe “Albanian Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
ii) Shuma e parave 10.044.684 euro, sipas kontratës me nr. 2060 rep., nr. 1164 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
iii) Shuma e parave 8.062.619 euro, sipas kontratës me nr. 2061 rep., nr. 1165 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK”, thuhet në vendim.