Hetimet ndaj punëtorëve të Telekomit, Murati kritikon prokurorët
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kritikuar prokurorët e shtetit, duke thënë se po heton punëtorët e Telekomit që kanë ngritur zërin “kundër plaçkitjes” dhe jo ndaj “plaçkitësve” të 4.4 milionë eurove. Sipas Muratit, prokurorët nuk po i shërbejnë popullit dhe drejtësisë. “Nga ajo që dihet deri më tani, prokuroria…

Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kritikuar prokurorët e shtetit, duke thënë se po heton punëtorët e Telekomit që kanë ngritur zërin “kundër plaçkitjes” dhe jo ndaj “plaçkitësve” të 4.4 milionë eurove.
Sipas Muratit, prokurorët nuk po i shërbejnë popullit dhe drejtësisë.
“Nga ajo që dihet deri më tani, prokuroria ka nisur hetime vetëm ndaj punëtorëve të Telekomit që kanë ngritur zërin kundër kësaj plaçkitjeje.
Ndërsa për plaçkitësit e 4.4 milionë eurove nuk ka ndonjë indikacion se ka nisë ndonjë hetim.
Kujt po i shërbejnë këta prokurorë?
Popullit e drejtësisë sigurisht që jo” shkroi Murati.