Hetimet e SPAK për Veliajn, Rama: Linçimi publik, i neveritshëm; Deri tani nuk ka akuzë konkrete, po e ndjekim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e fundvitit u pyet në lidhje me hetimet për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Ndërsa nënvizoi se nuk jep asnjë koment lidhur me procese hetimore apo çfarëdo lloj vendimmarrjeje të institucioneve të drejtësisë, ai dënoi atë që e quajti  “gjyq publik ndaj Veliajt”. “Përkohësisht di që Erion Veliajt…

Lajme

30/12/2024 14:25

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e fundvitit u pyet në lidhje me hetimet për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Ndërsa nënvizoi se nuk jep asnjë koment lidhur me procese hetimore apo çfarëdo lloj vendimmarrjeje të institucioneve të drejtësisë, ai dënoi atë që e quajti  “gjyq publik ndaj Veliajt”.

“Përkohësisht di që Erion Veliajt i cenohet jeta e tij private nga një gjyq publik nga të gjithë ata që janë angazhuar në ata gjyq. I cenohet dinjiteti nga prokurorë gjykate të ulur në klube mediatike apo të fshehur në ekrane të portaleve, të socialeve, këtë e di me siguri. Ndërsa për pjesën tjetër, nuk bën përjashtim askush nga ajo që unë kam thënë që në fillim. Nuk bëj komente për çështje që u takojnë institucioneve të drejtësisë. Nëse ndryshon, do ketë një arsye shumë të fortë. Deri sot ky është qëndrimi im. Linçimi publik i kryetarit të bashkisë është i neveritshëm dhe kërkimi i gijotinës për të është skandaloz. Këto janë komente meqë më pyetet, por për më shumë s’kam çfarë them”, tha Rama.

“Asnjë përfaqësues i PS-së nuk është i lejuar të bëjë asnjë koment, ne procesin po e ndjekim me shumë kujdes”, nënvizoi ai.