Hetime ndaj hetuesit të Policisë

Njëri ndër kushtet kryesore që duhet të plotësohen për të aplikuar për pjesëtar të Policisë së Kosovës, është që të mos kesh qenë i dënuar për ndonjë vepër penale. Kjo gjë është sqaruar edhe në broshurat udhëzuese për aplikimin në Policinë e Kosovës.

Lajme

14/03/2015 08:27

Por, një gjë e tillë nuk po ndodhë rëndom, ka raste kur pjesëtarë të policisë bëhet edhe ata që nuk i përmbushin këto.

Hetuesi i krimeve ekonomike, Nexhat Pireva, jo vetëm që është pranuar kundërligjshëm në Policinë e Kosovës, më 2003, por ndërkohë ka arritur të avancohet deri në pozitën e hetuesit të krimeve në Departamentin e Krimeve Ekonomike.

Ai dyshohet se në Polici është futur edhe nëpërmjet falsifikimit. Emri i babait të tij i shkruar në raportin që Policia dhe UNMIK-ut e kishte bërë më datën 28 maj 2001, dokument ky që e posedon gazeta, ndryshon nga ai që është shkruar në Aktgjykimin e Gjykatës Komunale në Gjilan, rreth një muaj më vonë.

Nga Avdyl emri është bërë Avdi, përcjell koha.net. Ndërkohë, në Aktakuzën e Prokurorisë së Gjilanit, emri i babait të tij është shënuar Avdullah.