Hetem Vrajolli përfundon në arrest shtëpiak, nën dyshimin për kanosje ndaj Shemsi Sylës
Hetem Vrajolli, i cili pati pozitën e shoferit të zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla, tashmë do të përballet me ligjin. Sipas informacioneve të para Vrajolli do të qëndrojë një muaj në arrest shtëpiak, edhe këtë pikërisht për shkak të një rast që ka të bëjë me ish-shefin. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale…

Lajme
Hetem Vrajolli, i cili pati pozitën e shoferit të zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla, tashmë do të përballet me ligjin.
Sipas informacioneve të para Vrajolli do të qëndrojë një muaj në arrest shtëpiak, edhe këtë pikërisht për shkak të një rast që ka të bëjë me ish-shefin.
I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të kanosjes, ndaj Shemsi Sylës.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga avokati mbrojtës i Vrajollit, Qëndrim Arifi.
Arifi tha se Prokuroria kishte bërë kërkesë për caktim të 30 ditëve paraburgim, por pastaj Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që ai të jetë një muaj në arrest shtëpiak.
MAdje avokati tha se pritet të bëjnë ankesë sapo të marrë vendimin në formë të shkruar.
“Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim, e gjykata ka vendos që kjo të jetë në arrest shtëpiak. Ne e kemi kundërshtuar këtë. Nuk e kam pranuar ende vendimin në formë të shkruar, që ta analizojë”, tha Arifi.
Duhet theksuar se Vrajolli në mënyrë publike kishte deklaruar problemet që pati me ish-shefin Shemsi Sylën./Lajmi.net/