Het trik për Lewandowskin – 3 pikë për Bayernin, 300 gola për polakun në Bundesliga

Sport

15/01/2022 17:20

Robert Lewandowski po vazhdon paraqitje e mira edhe në vitin e ri kalendarik.

Ylli i Bayern Munich ka shënuar tri gola në fitoren 0:4 të Bayern Munich përballë Koln, shkruan lajmi.net.

Lewa hapi serinë e golave në këtë ndeshje qysh kur u luajt minuta e 9’ e takimit, kur u asistua nga Muller.

Në minutën e 25’, Bayern dyfishoi epërsinë, por kësaj radhe me golin e shënuar nga Tolisso.

Lewandowski gjeti edhe dy gola të tjerë në minutat 63’ dhe 74’, për të kompletuar het trikun e tij, dhe për të vulosur fitoren 0:4.

Polaku ka shkuar tashmë në shifrën e 300 golave në Bundesliga.

Bayern me këtë fitore numëron 46 pikë në pozitën e parë, dersia Koln mbetet me 28 pikë. /Lajmi.net/