Heshtje misterioze e institucioneve në Serbi pas arrestimit të Lulzim Halilit, s’flet askush
Ish-ushtari i UÇK-së, Lulzim Halili, është arrestuar të martën në Serbi. Në mediat serbe të afërta me regjimin e Vuçiqit janë publikuar edhe disa pamje të arrestimit. Ndonëse kanë kaluar disa orë nga publikimi i pamjeve, ende s’ka ndonjë deklarim apo konfirmim zyrtar nga Serbia për arrestimin e tij. “Danas” shkruan sot se institucionet që…

Lajme
Ish-ushtari i UÇK-së, Lulzim Halili, është arrestuar të martën në Serbi. Në mediat serbe të afërta me regjimin e Vuçiqit janë publikuar edhe disa pamje të arrestimit.
Ndonëse kanë kaluar disa orë nga publikimi i pamjeve, ende s’ka ndonjë deklarim apo konfirmim zyrtar nga Serbia për arrestimin e tij.
“Danas” shkruan sot se institucionet që dyshohet që e kanë arrestuar, e ku e përfshirë është edhe BIA, ende s’kanë bërë ndonjë deklaratë publike për arrestimin.
Siç ka raportuar mediumi “Novosti” i njohur për afërsinë me pushtetin në Serbi, ish-ushtari i UÇK-së Lulzim Halili, është arrestuar në një operacion të përbashkët nga BIA, Shërbimi i Hetimit të Krimeve të Luftës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit për Krime të Luftës.
Bazuar në informacionet jozyrtare që qarkullojnë në media, thuhet se është urdhëruar ndalim 48 orë i Lulzim Halilit dhe se i njëjti do të dalë para prokurorisë kompetente me një kallëzim penal.