Heroizmi i Armend Mujës në mbrojtje të Kurtit shfaqet në “Fox News”

Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë në mediumin e njohur amerikan “Fox News” gjatë qëndrimit të saj në SHBA, e cila mblodhi liderë nga e gjithë bota për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Derisa tema e bisedës mes Osmanit dhe nikoqirit të Fox News s’kishte të bënte me politikën e brendshme të Kosovës, por…

Lajme

23/09/2025 15:17

Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë në mediumin e njohur amerikan “Fox News” gjatë qëndrimit të saj në SHBA, e cila mblodhi liderë nga e gjithë bota për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Derisa tema e bisedës mes Osmanit dhe nikoqirit të Fox News s’kishte të bënte me politikën e brendshme të Kosovës, por me tensionet me Serbinë, në sfond u shfaqën pamje nga rrahja e para dy viteve në Kuvendin e Kosovës.

Përleshja kishte nisur mes Besnik Bislimit të Vetëvendosjes dhe Mërgim Lushtakut të PDK-së derisa kryeministri Albin Kurti atëherë po fliste në foltore. Më pas ajo ishte zgjeruar edhe mes deputetëve të tjerë, për disa prej të cilëve pati edhe aktakuza.

Osmani në këtë intervistë foli për përpjekjet e Serbisë për destabilizim të Kosovës dhe parandalimet të ndihmuara nga Administrata Trump.