Heroi quhet Leao – Milan vazhdon ëndrrën, merr tri pikë të arta në garën për titull
Milan ka marrë tri pikë të arta në ndeshjen kundër Fiorentina.

Sport
‘Rossoneri’ bënë një ndeshje të shkëlqyer, ndonëse arritën që golin ta gjenin vetëm një herë, shkruan lajmi.net.
Ishte Rafael Leao ai që bëri heroin në këtë ndeshje, me një gol të shënuar në dhjetë minutat e fundit.
Portugezi shënoi në minutën e 82’, pasi mori një top të larguar dobët nga portieri mysafir.
Goli i Leao e çon Milanin në kuotën e 77 pikëve dhe i mbanë pozitën e parë edhe për një xhiro së paku. Hap i madh drejt titullit të kampionit, tashmë me tri ndeshje të mbetura për ta, ku kanë një barazim si mundësi për rrëshqitje.
Fiorentina mbetet me 56 pikë në pozitën e shtatë. /Lajmi.net/