Heroi i Inter, Pagliuca: Isha afër kalimit te Man Utd

Ish portieri i Inter, Gianluca Pagliuca, ka zbuluar se sa ishte afër transferimit te Man Utd.

Sport

08/05/2020 16:43

Pagliuca, i cili ndihmoi skuadrën e Inter që të fitonte Kupën e UEFA në sezonin 1997/98 dhe mbajti 82 herë portën e paprekur, nga 234 ndeshje për ‘Nerazzurri’, ishte afër kalimit në Premierligë.

Sipas fjalëve të portierit italian, ishte Massimo Moratti ai që bllokoi një transferim të mundshëm.

“Në vitin 1997, kur unë u ktheva nga skuadra kombëtare, Manchester United po pyeste për mua”, ka thënë Paglicua për ‘Gazzetta dello Sport’, transmeton lajmi.net.

“Nuk thash unë jo, tha Moratti. ‘Pagliuca nuk lëviz’”, citon portieri Morattin.

Gianluca Pagliuca aktualisht punon me portierët e skuadrës së Bologna, ku edhe kishte nisur karrierën e tij. Ai mbetet si një nga portierët më të mirë që ka pasur Inter. /Lajmi.net/