Heroi Berisha, ja çfarë i bëri Anglisë me dy golat e tij

Valon Berisha shkëlqeu te Kosova në ndeshjen kundër Anglisë.

Sport

11/09/2019 10:33

Valon Berisha realizoi dy herë për Kosovën në humbjen 5:3 në udhëtim ndaj Anglisë në eliminatoret e Euro 2020.

Ylli i “Dardanëve” pati një paraqitje fantastike ndaj Anglisë, përkundër humbjes.

Golat e tij kanë një statistikë fantastike, transmeton lajmi.net.

Në dy vitet e fundit, vetëm Spanja dhe Belgjika kanë arritur t’i shënojnë Anglisë në 90 minuta lojë.

Berisha realizoi dy herë për 49 minuta. /Lajmi.net/