Hernandez te PSG? Bayern Munich nuk shfaq disponim për shitjen e tij

Lucas Hernandez po merr vëmendje të madhe para merkatos së verës.

Sport

23/06/2020 11:38

Mbrojtësi francez, Lucas Hernandez, është një nga lojtarët e Bayern Munich që po nxit spekulimet nëpër mediet evropiane.

Interesimi i Paris Saint Germain për lojtarin po bën që ai të zë vend në mediet evropiane. Por, sipas raportimeve të ‘Le10Sport’, Bayern nuk kanë disponim që ta shesin lojtarin, transmeton lajmi.net.

Kampionët e Bundesliga synojnë të kthejnë 80 milionët e shpenzuara për 24 vjeçarin, kur merkatoja të hapet.

Megjithatë, skuadra e PSG nuk është një nga ato me te cilat Bayern preferon të bëjë pazar. /Lajmi.net/