Hernandez pasi doli pozitiv me COVID: Ndihem mirë dhe stërvitem çdo ditë

Mbrojtësi i AC Milanit, Theo Hernandez ka dërguar mesazh pasi doli pozitiv me COVID-19.

Sport

17/01/2021 18:36

Francezi se bashku me Hakan Çalhanoglun janë dy lojtarët e fundit të prekur nga COVID-19 dhe kanë humbur ndeshjen e radhës ndaj Cagliarit, përcjellë lajmi.net.

Ish ylli i Realit përmes një postimi në Instagram konfirmoi se ndihet mirë dhe vazhdon të stërvitet.

“Të dashur shokë, më vjen keq që nuk do jem i gatshëm për skuadrën. Kam testuar pozitiv me COVID-19 edhe pse ndihem mirë, duhet të stërvitem në mënyrën time, duke pritur të vazhdoj stërvitjet me grupin”.

“Dua t’iu sigurojë për gjendjen time, iu uroj shërim të gjithëve që janë duke kaluar në situatën e njëjtë. Duhet të respektojmë rregullat”, shkroi ai.

Hernandez do jetë mungesë e madhe për “Rossonerët”, derisa pozitën e tij pritet ta zëvendësojë Diogo Dalot./Lajmi.net/