Hera e parë që Kosova luan në Zvicër, dalin në shitje biletat
Kosova për herë të parë do të luajë në Zvicër në basketboll. Dardanët do të përballen me Helvetikët, të shtunën nga ora 17:30 në Fribourg, përkatësisht palestrën “Site Sportif Saint-Leonard”. Kjo është një mundësi e mirë për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Zvicër, të shohin nga afër Dardanët. FBK fton shqiptarët që jetojnë në Zvicër…
Sport
Kosova për herë të parë do të luajë në Zvicër në basketboll.
Dardanët do të përballen me Helvetikët, të shtunën nga ora 17:30 në Fribourg, përkatësisht palestrën “Site Sportif Saint-Leonard”.
Kjo është një mundësi e mirë për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Zvicër, të shohin nga afër Dardanët.
FBK fton shqiptarët që jetojnë në Zvicër t’i mbështesin basketbollistët e Kosovës, pasi është sfidë jetike.
Biletat kanë dalë në shitje dhe mund të blihen në këtë link:
https://www.ticketmaster.ch/…/switzerland-vs…/17459…
Kujtojmë se këto dy kombëtare u përballën në Prizren, ku Kosova fitoi 76:49.
Kosova ka një fitore e një humbje, Danimarka dy fitore dhe Zvicra dy humbje në Grupin H të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025./Lajmi.net/